Distria Krasniqi e bronztë në Kampionatin Botëror, e mposht spanjollen për 30 sekonda
Distria Krasniqi ka shkëlqyer në kampionatin botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Ajo fitoi medaljen e bronztë duke e mposhtur spanjollen Abelenda Martinez me ippon për 30 sekonda, raporton Indeksonline.
Krasniqi në gjysmë finale u mposht nga japonezja Tonaki e cila është ish-kampione botërore.
Kjo është medalja e parë e Kosovës në Kampionatin botëror në ditën e parë, ndërsa ditëve në vijim do të shohim paraqitjet e Majlindës, Norës, Lorianës e Akilit./Indeksonline/