16:33 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Distria kualifikohet në finale

Distria Krasniqi është plasuar në finale të Kampionatit Evropian në Xhudo që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudistja pejane e fitoi luftën e saj me turken Irem Korkmaz.

Në finale të kategorisë 52-kilogram, Distira do ta ketë si kundërshtare, rusen – Natalia Kuziutina./IndeksOnline/