08:15 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Dita e fundit e transferimeve, këto top-lëvizje mund të ndodhin sot

Sot mbyllet mini-afati i janarit për transferimet e futbollistëve.

Shumë transferime janë realizuar gjatë këtij muaji, madje prej tyre ka pasur edhe “bombë” lëvizje – si Coutinho, Van Dijk, Sanchez, Mkhitaryan, Emerson, Deulofeu e shumë të tjerë.

Në ditën e fundit, mund të ndodhin disa befasi, ku Aubameyang shumë lehtë mund të zyrtarizohet te Arsenali. Giroud apo Dzeko te Chelsea dhe Mahrez te Manchester City.

Afati mbyllet në ora 00:00./IndeksOnline/