11:24 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Dita e Mandzukicit

Mario Manxhukiqi gjatë ditës do të bëhet edhe zyrtarisht futbollist i Milanit.

Sulmuesi i njohur kroat ka arritur sot në ambientet e gjigantit italian për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Menjëherë pas nënshtrimit të testeve, Manxhukiqi pritet të udhëtojë në zyrat e Milanit për të nënshkruar kontratën 6-mujore, me opsion rinovimi.

Ish-sulmuesi i Juventusit, Bayernit, Atleticos, do të jetë nesër në seancën e parëstërvitëse nën urdhrat e Piolit.

Manxhukiqi do të jetë përforcimi i dytë për Milanin në janar, pas nënshkrimit që kishte me Meiten./Indeksonline/