15:18 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ditë e kobshme në Podujevë, varroset i riu që nuk dihet nga kush u vra

Në fshatin Surkish të Podujevës, sot i është dhënë lamtumira e fundit të riut i cili u vra nga të shtënat me armë.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët deshën që personalisht të ndajnë dhimbjen me familjarët e Arian Selmanit.

Këta të fundit përveç pikëllimit dhe dhimbjes, ende nuk e din se kush janë personat të cilët vranë më të dashurin e tyre.

Vdes njëri nga të plagosurit mbrëmë në Podujevë, tjetri në gjendje të rëndë

Rikujtojmë, që ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes në fshatin Surkish, ku persona të panjohur deri më tash, kanë shtënë me armë mbi viktimën.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat A. S , 30 vjeç, shtetas kosovar dhe E. S, 23 vjeç, shtetas kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhej në komunikatën e policisë të lëshuar pas ngjarjes.

Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe E.S, 23 vjeçar, i cili tashmë është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare./Indeksonline/