19:59 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ditët e numëruara për Lopeteguin, Perez kontakton trajnerin e famshëm

Derisa po spekulohet se ditët e Julen Lopeteguit janë të numëruara në Real Madrid, mediat në Itali shkruajnë se ”Los Blancos” e kanë kontaktuar ish-trajnerin e Chelseat, Antonio Conte.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë derisa Reali të rikthehet në La Liga kundër Levantes, CdS shkruan se Florentino Perez e ka kontaktuar Conten në lidhje me postin e trajnerit të Real Madridit.

E përditshmja italiane shkruan se Lopetegui nuk e ka më besimin e lojtarëve dhe se Real Madridi është duke kërkuar një zgjidhje, transmeton IndeksOnline.

Siç shkroi MARCA në ditët e fundit, e ardhmja e trajnerit bask varet nga tri ndeshjet e ardhshme: Levante, Viktoria Plzen dhe Barcelona.

Real Madridi tashmë e kishte kontaktuar Conten verën e kaluar dhe pavarsisht diskutimeve lidhur me këtë post, negociatat kurrë nuk arritën në një fazë të avansuar.

Aso kohe, italiani ishte i kontraktuar me Chelsean, por më pas, klubi londinez e shkarkoi atë për ta zëvendësuar me Maurizio Sarrin./IndeksOnline/

Antonio Conte