09:37 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Djali i Bob Marley-t këndon së bashku me tifozët e Ajaxit këngën e babait

Që kur kënga e Bob Marley “Thre Little Birds” u lëshua në përfundim të pjesës së parë në një miqësore mes Ajaxit dhe Cardiffit, kjo këngë u bë sinonim i klubit holandez.

Që nga ajo ditë në Uells, fansat holandezë e sollën atë në shtëpi dhe tani e këndojnë pothuajse në cdo ndeshje.

Në ndeshjën e mbrëmshe të Ligës së Kampionëve kundër AEK, kënga ishte më speciale, pasiqë atë e këndoj së bashku me tifozë djali i Bob Marley, Ky-mani Marley, në një stadium të mbushur plot.

Padyshim ishte një moment i vecantë pasi kënga ‘reggae’ këndohej nga më shumë se 50,000 tifozë. /IndeksOnline/