12:03 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Djali i Demaqit: Baca Adem do të jetë i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar

Në seancën komemorative për veprimtarin Adem Demaçi, djali i tij Shqiptari ka marrë fjalën para deputetëve në Kuvend.

Ai tha se babai i tij do të jetë më i qetë kur Kosova të jetë me e organizuar, duke shtuar se ky edhe ishte mesazhi i tij.

“Baca Adem ka vdekur i qetë, por do të jetë edhe me i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar”, ka thënë Shqiptari.

Ai ka falënderuar për organizimin kushtuar babait të tij.

Pas përfundimit të seancës, kanë nisur homazhet pranë arkivolit të Demaqit që është i vendosur në hollin e Kuvendit./Indeksonline/