Djali i Naim Tërnavës e bllokon komplet një rrugë të Prishtinës, me veturën e tij luksoze
Djali i Naim Tërnavës, Harisi ishte përfolur më parë për jetën e tij luksoze. Por, ai po del të jetë edhe goxha kapadai.
Vetura e tij luksoze ka qëndruar dje tërë natën e parkuar në rrugë afër banesës së tij tek “Hotel Sirius” në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Madje, vetura me ngjyrë të bardhë që pronar ka djalin e Myftiut të Kosovës ka bërë që rruga të jetë e bllokuar për disa orë.
Dëshmitar për Indeksonline kanë treguar se shumë vetura janë detyruar të kthehen ngase parkimi i gabuar nuk mundësonte kalimin e lirë të veturave./Indeksonline/
