17:15 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Familja Rugova i shkon në zyre Haradinajt (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka pasur një vizitë jo shumë të zakonshme në zyrën e tij.

Ai priti në Qeveri dy djemtë e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, Ukën dhe Mendimin, shkruan Indeksonline.

Që të dy në këtë takim ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ku ka thënë se bashkëpunimi me familjen Rugova, i vendosur në kohë të vështira për Kosovën po vazhdon edhe sot.

Ai po ashtu ka siguruar se familjet emblematike do të mbështeten në mënyrë institucionale./Indeksonline/