75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Djokovic dhe Nishikori në raundin tjetër të Wimbledonit

Novak Djokovic dhe Kei Nishikori janë kualifikuar për në raundin tjetër të Wimbledon.

Ish-numri një në Botë, Djokovic mposhti 3 me 1 në sete Kyle Edmund, shkruan IndeksOnline.

Fitore në këtë rreth arriti edhe Nishikori i cili mposhti me lehtësi Kyrgios, 3 me 0 në sete.

Në 1/8 e finales, Djokovic do të takohet me Khachanovin, kurse Nishikori me Gulbis.

Çiftet tjera janë këto: Del Potro – Simon, Vasely – Nadal, Isner – Tsitsipas, McDonald – Raonic, Monfils – Anderson, Federer – Mannarino./IndeksOnline/