19:16 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Djokovic flet pas sukseseve të reja në tenis

Serbi Novak Djokovic është shprehur se ndihet një teniste krejtësisht ndryshe nga ai i vitit 2016, kur dominonte në fushë dhe fitonte pothuajse gjithçka. Duke folur për mediat pas triumfit këtë verë si në Wimbledon ashtu dhe në US Open, ish-numri 1 në botë thotë: “E di që njerëzit shpesh preferojnë të bëjnë krahasime, si me tenistë të tjerë apo me një periudhë tjetër tëndën. Këtë kanë bërë edhe me mua, por unë u them se ky tenist që shihni sot është totalisht ndryshe nga ai id y viteve më parë”.

Më tej, Djokovic thotë: “Unë gjithnjë kam besuar se mund të rikthehem, ndërkohë që në vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar edhe në jetën time, pasi jam bërë dy herë baba. Jeta ime ka ndryshuar tërësisht dhe për një periudhë të gjatë kam qëndruar larg fushave për shkak të problemeve fizike. Kam ndryshuar raketën e lojës dhe kam adaptuar gjëra të vogla që kanë qenë të nevojshme. Tani kam rilindur dhe dy fitoret e fundit e konfirmojnë këtë. Shpresoj që kjo rilindje të vazhdojë gjatë”.

Temat: