23:56 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Djokovic i gatshëm për përballjen e mundshme me Federer

Novak Djokovic ka triumfuar përballë Joao Sousas, 6-3, 6-4, 6-3 që ta arrijë çerekfinalen e US Open, ku mund të takohet me rivalin, Roger Federer.

Dy herë kampioni serb, vuajti fizikisht në raundin e tretë dhe kërkoi ndihmë mjekësore pasi ishte në epërsi, 2-1.

Por, pas pushimit, ai arriti me sukses që të fitojë dhe ta sigurojë një vend për fazën tjetër, transmeton IndeksOnline.

Kampioni i Wimbledon nuk është mposhtur kurrë nga tenisti portugez, i cili e ka arritur këtë fazë për herë të parë në karrierë.

Djokovic e ka arritur gjysmëfinalen e US Open në çdo vit që ai ka marrë pjesë nga viti 2006.

Ai do të përballet me Federer nëse zvicerani mposhtë australianin, John Millman./IndeksOnline/