11:44 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Djokovic rikthehet si numri 1 në Botë

Humbja e së dielës kundër rusit Karen Khachanov në finalen e Parisit nuk i ka penguar Novak Djokovicit të merr kryesimin e renditjes së përgjithshme.

Serbi tashmë do të jetë numri një në botë, kjo më shumë falë Rafael Nadal i cili nuk garoi për shkak të një lëndimi, shkruan Indeksonline.

Sipas ATP, Djokovic është lojtari i parë në 18 vjet i cili në një sezon të vetëm ngjitet në numrin një pasi ka qenë jashtë top 20. I fundit ishte rusi Marat Safin në vitin 2000.

31 vjeçari u rendit i 22-ti me 21 maj, klasifikimi i tij më i keq që kur ishte 19 vjeç. /IndeksOnline/

 

Temat: