17:24 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Djokovic nuk po “dhez”, eliminohet nga gara në Madrid

Novak Djokovic ende nuk arrin të shkëlqejë dhe të rikthehet në nivelet e dikurshme.

Ish-numri 1 në botë është eliminuar sot në raundin e tretë të turneut Masters të Madridit, duke u mundur 2-1 nga britaniku Kyle Edmund.

Edhe pse loja e treguar ditët e fundit është më e mirë se ajo e dy javëve më parë, në Montekarlo, sërish tenisti serb nuk arrin të shkëlqejë në fushë, duke u mundur edhe nga rivalë që zakonisht ai i mposht me lehtësi.

Duket qartë se te Djokovic mungon besimi në forcat e tij, luan me hope dhe nuk arrin të ketë vijueshmëri në paraqitjet e tij në fushë. Edmund fitoi 6-3 setin e parë, Djokovic riktheu ekuilibrin duke fituar 6-2 setin e dytë, por në të tretin është sërish britaniku ai që luan më mirë dhe fiton 6-4.

Serbi bëri shumë gabime në fushë, madje edhe elementare, nuk ka forcën e duhur në shërbim dhe luan me frikën e dëmtimit.