23:45 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

«Do japim gjithçka për Lichtsteiner dhe Schär»

Asnjë karton të verdhë, Behrami u largua vetëm me njërin sy të nxirë në ndeshjën ndaj Kosta Rikës. Jo njejtë edhe bashkëlojtarët e tij Lichtsteiner dhe Schar, të cilët u ndëshkuan me kartonë të verdhë dhe do të mungojnë ndaj Suedisë.

Lichtsteiner, Schar, Behrami dhe Shaqiri ishin të vetmi që rrezikonin të mos luanin ndaj Suedisë nëse do ndëshkoheshin me kartonë të verdhë.

“Duhet të jem i kujdesshëm me stilin tim” deklaroi Behrami.

“Në dy apo tri situata rrezikova paksa për tu ndëshkuar. Me Lichti dhe Schar ne kemi humbur dy lojtarë të mëdhenj. Ne do japim gjithcka që mundemi për t’i parë ata në cerekfinale”.

Suedia?

“Suedezët luftojnë të gjithë pa dallim. Janë fizikisht të fortë. Ata vrapojnë shumë, poashtu kanë edhe kualitete. Është një skuadër e mirë, por kemi shanset tona. Topat e lartë drejt Shaqirit nuk mund bën të jetë receta” . /IndeksOnline/

Temat: