75 Mall Live Search
17:04 / E Diele, 17 Maj 2026 / G T

Do jetë apo s’do jetë në listë? Neymar Jr “shpërthen” në lot gjatë himnit të Brazilit

Momente tejet emocionale janë regjistruar para ndeshjes së Santos FC, ku Neymar Jr është parë duke qarë gjatë interpretimit të himnit kombëtar të Brazilit.

Emocionet e forta vijnë në prag të publikimit të listës përfundimtare të Kombëtares së Brazilit për Kupën e Botës, me Neymarin që shpreson të jetë pjesë e turneut më të madh në futboll, shkruan Indeksonline

Pas periudhave të vështira me lëndime dhe mungesa të gjata, Neymar vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit brazilian, ndërsa emocionet e tij para ndeshjes dëshmojnë qartë rëndësinë që ka për të fanella verdhejeshile./Indeksonline/