75 Mall Live Search
16:29 / E Martë, 14 Janar 2025 / Gj. Sh

Do luajë me 10 qepje në kokë, Gjimshiti është gati për duelin ndaj Juventusit

Berat Gjimshiti nuk do të humbasë supersfidën e kësaj mesjave në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar, la fushën e lojës që në minutat e parë të sfidës ndaj Udinezes në kampionat në fundjavë, por nuk do të shohë si spektator në tribunë sfidën ndaj Juventusit që Atalanta luan sot.

Futbollisti u ça në vetull pas nëj përplasje kokë më kok dhe meqë nuk ndalej hemorragjia, u desh të linte fushën e lojës duke përfunduar në spital. Atje iu konstatua një traumë në kokë dhe një e çarë për të cilën u deshën 10 qepje për ta mbyllur.

Prania e tij pas këtij dëmtimi ishte në dyshim, por mediat pranë klubit të Atalantës kanë bërë të ditur se Gjimshiti vlerësohet si i gatshëm për sfidën në fjalë. Trajneri Gasperini e ka grumbulluar për ndeshjen dhe tani mbetet të mësohet nëse do e nisë atë nga fillimi apo nëse do e nisë nga stoli.