23:13 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Do të befasoheni, ja kush po prin në Bundesliga

Ndeshja Bayern Munich – Borussia Dortmund mori vëmendjen në këtë të shtunë ku të gjithë pritën një spektakël e që ndodhi, por i njëanshëm.

Bajerni tregoi se sa lartë se Dortmundi është duke e “shkelur” me rezultat 4:0 me dy golat e Lewandowskit, Gnabryt dhe autogolin e Hummels.

Pas kësaj fitoreje, Bajerni ngjitet në pozitën e tretë me 21 pikë, ndërsa Dortmundi bie në të pestin me 19 pikë të grumbulluara, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, ekipi që po prin është Borussia Monchengladbach me 22 pikë plus e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ku do të ndeshet me Werderin e Rashicës nesër.

Një lider i rrallë i Bundesligës pasi që jemi mësuar t’i shohim Bajernin dhe Dortmundin në krye./Indeksonline/