08:32 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

“Do të luaj në Arabi sezonin tjetër”, Osimhen i reagon agjentit të bashkëlojtarit: Largoje emrin tim nga goja!

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen ka bërë një post interesant në rrjetet sociale duke ofenduar agjentin e bashkëlojtarit të tij, Khvicha Kvarastkhelia.

Mamuka Jugeli është agjenti i lojtarit nga Gjeorgjia që dha një koment edhe për sulmuesin afrikan, shkruan Indeksonline

Ai deklaroi se Osimhen do të shkoj të luaj në Arabinë Saudite në verën e ardhshme.

Për këtë deklaratë ka reaguar Osimhen, i cili është në kampin e Kombëtares së Nigerisë për Kampionatin Afrikan AFCON.

“I nderuar Mamuka Jugeli, ju jeni një turp i vërtetë. Jam i turpëruar nga arsyet e tua. Mbaje emrin tim larg gojës tënde” është shkrimi i Osimhen i publikuar në rrjetet sociale

Kujtojmë që Victor Osimhen pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit të verës. Shumë skuadra janë të interesuar për shërbimet e tij, kurse Chelsea është në “pole position” momentalisht.

Vlera e futbollistit sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 110 milionë euro./Indeksonline/