23:43 / E Diele, 23 Qershor 2019

Do të surprizoheni se sa i shpejtë është ky Mercedes-AMG GT 63 S

Mercedes-AMG GT 63 S ka bërë për vete shumë njerëz që nga momenti kur është lansuar – dhe ky model është edhe më i veçantë se shumica.

Kjo për shkak se, ndërsa modeli standard GT 63 S ka një motor V8 twin-trubo 4,0 litra me 630 PS dhe 900 Nm të çift rrotullues, ky ka edhe më shumë.

Kompania përgjegjëse për këtë GT 63 S të modifikuar quhet Performmaster.

Falë përfshirjes së Modulit të Tuning PEC që lidhet drejtpërdrejt me njësinë e kontrollit të motorit AMG, makina prodhon tani 730 kuajfuqi dhe 1060 Nm çift rrotullues. Sport Auto kohët e fundit pati mundësinë për të testuar makinën.

Gjatë testit të saj, Sport Auto arriti të çonte makinën në 100 km/orë në 3 sekonda, vetëm 0.1 sekonda nga pretendimi i Performmaster dhe 200 km/orë në 9.9 sekonda, ndoshta edhe më mbresëlënës se sa i pari. /IndeksOnline/