08:24 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dodik: Nëse e pranojnë Kosovën në KB, edhe Republika Serbska do të kërkojë ulësen

Nëse vije deri te anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në institucioneve ndërkombëtare edhe Banjalluka do të kërkojë rrugën e njëjtë, ka deklaruar kryetari i Republika Serpskas Milorad Dodik.

Dodik në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti” ka thënë se” Kuvendi i RS, pasi shqiptarët kanë shpallur pavarësinë, ka marrë rezolutë se Banjalluka, me rastin e parimit dhe praktikës së re ndërkombëtare mbi njohjen e të drejtës për vetëvendosje, do të insistojë për konfirmimin e statusit shtetëror të Republika Serpskas”.

Dodik ka vlerësuar se ideja për ndarjen e Kosovës duhet seriozisht të vendoset në tryezë.

Temat: