11:24 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dogana ofertë për shitje të mallrave

FTESË PËR OFERTË

Dogana e Kosovës, njofton të gjithë të interesuarit se ofron për shitje (mallin e caktuar), nëpërmjet procedurës Ftesë për ofertë, të vlerësuar nga shitësi si në vijim:

                                           Automjetet për shitje për qarkullim rrugor                                       
Nr. Lloji i automjetit Viti i prodhimit Nr. i shasisë Ngjyra Baza doganore Gjithsej Çmimi
1 Renault kango 2001 VF1KC0VBF24035845 Verdhë 350.00
2 Citroen berlingo 2004 VFGCKFWB94081025 Bardhë 623.00
3 Fiat punto 2001 XFA18800005101686 Hiri-metalike 499.00
4 Fiat marea 1999 ZFA18500000303380 Hiri/metalike 300.00
5 Audi a3 1998 WAUZZZ8LZWA024090 Kaltër 950.00
6 Daewoo huriba 1998 KLAJF356EWK200458 Kuqe 400.00
7 Ford fokus 2004 WF0AXXGCDA4G22031 Kaltër 1,587.00
8 Vw golf 4 1998 WVWZZZ1JZXW112465 Kaltër 784.00
9 Bmw 320ci coup 2000 WBABN11080JV46180 Hiri 1,220.00
10 Opel vectra b25 1996 W0L000038T7565812 Violet 300.00
11 Vw polo 1995 WVWZZZ6NZTW035181 Kalter 300.00
12 Peugeot 206sw 2003 VF32CRFNF43052476 Kaltër 900.00
13 Mazda premacy 2004 JMZCP19F251372842 Hiri 850.00
                                          Automjete për shitje për pjesë                                      
Nr Lloji i automjetit Viti i prodhimit Nr. i shasisë Ngjyra Çmimi i vlerësuar Gjithsej Çmimi
14 Renault Laguna 1996 WF1B56S0514181071 Gjelbert 259.6
15 Peugeot 306 1999 WF37ERHYE32765987 Kuqe 259.6
16 VW Golf 1H 1995 WVWZZZ1HZSW426861 Kaltër 259.6
17 Opel Corsa 1996 WOL000073T4205997 hiri 259.6
18 Merceddes Benz C200 1995 WDB20201A128506 Zezë 473.77
19 Mercedes Benz 210 1996 WDB2100041A195274 hiri 649
20 Mercedes Benz C240T 2002 WDB2032611F306823 Zezë 1674.42
21 Mercedes Benz c220 1999 LAEAGZ4807B807B803421 Zezë 661.98
22 Ford Galaxy 1997 WFOGXXPSWGVP88115 Gjelbert 356.95
23 Mercedes Benz C250 1994 WDB2021251A076880 kaltër 415.36
24 Opel Vectra Caravan 2000 WOLOJBF35Y7003842 Berdhë 454.3
25 Golf 3 1H 1989 WVWZZZ1H7RW422589 Zezë 259.6
26 Merceddes Benz 1989 WDB1290661F00864 Zezë 259.6
27 VW Golf 3 1994 WVWZZZ1HZRB085590 Zezë 454.3
28 Opel Vectra DTI 16V 2000 W0L0JBF35Y1107704 Hiri 259.6
29 Renault Megan ska librez VF1JA020C19085626 Zezë 259.6
30 Fiat Punto 1998 CP08694598 Hiri 259.6
31 Peugeot 807i20 2005 VF3EBRHME13260409 Kalter 1557.6
32 Mazda 1997 JMZDB12D200322776 Kalter 259.6
33 Opel Vectra 1996 20L000036T1159266 Hiri 259.6
34 Chryster 1999 1C3EMB6XXN587834 hiri 389.4
35 MAZDA 626 1997 JMZGE14B201506247 Hiri 259.6
Totali 19,265.28 €

 

Të interesuarit automjetet mund t’i shikojnë:

Më datë: 18.12.2017 prej orës 10:00-15:00 00 në ZBD Prishtinë

Kriteret e shitjes për automjetet me nr. rendor prej 1 – 13 :

– Veturat do t’i shiten blerësit që oferton me ofertën më të lartë;

– Veturat janë të pa zhdoganuara (pa taksa);

– Përveç çmimit bazë të automjetit që gjendet në listë, blerësi potencial duhet të paguajë edhe taksat doganore (Doganën, Akcizën, TVSH), para se ta tërheq automjetin.

– Vetura do t’i dorëzohet pas kryerjes së pagesës për blerjen e veturës dhe pas zhdoganimit në ZBD;

– Blerësit do t’i jepet kontrata mbi blerjen dhe libreza e veturës;

– Dogana nuk mban përgjegjësi për gjendjen teknike të veturës (vetura shitet në gjendjen që është dhe blerësi mund të shikojë në ditën e caktuar) dhe për proceset e mëtejme të regjistrimit (homologimit, kontrollit teknik, regjistrimit etj.).

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik, personat juridik, të cilët marrin pjesë duhet në ofertë të bashkëngjisin Certifikatën e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin dhe Numrin Fiskal. Ndërsa, personat fizik duhet të kenë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose patentë shoferin).

Personat fizik të cilët marrin pjesë mund të ofertojnë për të gjitha automjetet por vetëm tri prej tyre kanë të drejtë për t’i blerë.

Kriteret e shitjes për automjetet me nr. rendor prej 14- 35 :

– Ofertuesi që blen automjetin në ankand, ka për obligim që me shpenzimet e tij të bëje asgjësimin e numrave të shasisë dhe prerjen në mes të automjetit, nën përcjelljen e zyrtarëve doganor dhe më pas ta tërheq.

– Veturat do t’i shiten blerësit që oferton me ofertën më të lartë;

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik, personat juridik, të cilët marrin pjesë duhet në ofertë të bashkëngjisin Certifikatën e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin dhe Numrin Fiskal. Ndërsa, personat fizik duhet të kenë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose patentë shoferin).

Personat fizik të cilët marrin pjesë mund të ofertojnë për të gjitha automjetet por vetëm tri prej tyre kanë të drejtë për t’i blerë.

Informatë mbi pragun minimal të ngritjes së çmimit

Çmimi i vlerësuar deri në 25.00 euro pragu minimal i ngritjes 1.00 euro;

Çmimi i vlerësuar deri në 50.00 euro pragu minimal i ngritjes 2.00 euro;

Çmimi i vlerësuar deri në 100.00 euro pragu minimal i ngritjes 5.00 euro;

Çmimi i vlerësuar deri në 500.00 euro pragu minimal i ngritjes 10.00 euro;

Çmimi i vlerësuar deri në 1000.00 euro pragu minimal i ngritjes 20.00 euro;

Çmimi i vlerësuar deri në 5000.00 euro pragu minimal i ngritjes 50.00 euro;

Çmimi i vlerësuar mbi 5000.00 euro pragu minimal i ngritjes 100.00 euro.

Në çmim janë të përfshira taksat dhe tatimet e aplikuara në Kosovë.

Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur, ofertuesi me çmimin më të lartë të ofruar do të shpallet fitues gjatë procesit të hapjes së ofertave në adresën, datën dhe kohën e cekur si më poshtë. Ofertuesit janë të obliguar të jenë të pranishëm në procesin e hapjes së ofertave. Nëse ofertuesi nuk merr pjesë në hapjen e ofertave ose edhe gjatë hapjes nuk bën sigurimin e ofertës,  kjo ofertë do të refuzohet si ofertë e papërgjegjshme. Pala fituese mund ta tërheqë mallin me rastin e prezantimit të dëshmisë së kryerjes së pagesës. Ofertuesit duhet të ofertojnë për pjesën si tërësi, oferta e nënshkruar, vulosur dhe e mbyllur në zarf duhet të dorëzohet personalisht (me dorë), jo më vonë se më datë: 22.12.2017 në orën 13:30  në lokalet e Doganës së Kosovës, Zyra e Prokurimit. Në zarf të shkruhet për: Zyrën e Prokurimit pranë Doganës së Kosovës: Ofertë për blerjen e mallit. Oferta të mos hapet para datës: 22.12.2017 deri në orën  14:00.

Të interesuarit mund ta shkarkojnë ftesën për ofertë në ueb faqen e DK-së:  http://dogana.rks-gov.net. Po ashtu, mund të tërheqin dokumentacionin në adresën elektronike: e-mail: prokurimi@dogana-ks.org ose edhe personalisht në Zyrën e Prokurimit,  Lagjja Kalabria Rr. Rexhep Krasniqi 10000 Prishtinë, Dogana e Kosovës.

Kjo procedurë e shitjes është e rregulluar me Udhëzimin e Brendshëm Administrativ (Nr. UA 33/2016 mbi Trajtimin dhe administrimin e mallrave të ndaluara dhe të konfiskuara). Të gjitha rregullat e procedurës së Ankandit Publik mund të shkarkohen nga ueb faqja e Doganës së Kosovës, në adresën elektronike http://dogana.rks-gov.net. Pjesa Legjislacioni/Udhëzimet Administrative & Anekset. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni nëpërmjet e-mailit: prokurimi@dogana-ks.org ose Tel & Fax 038 (38) 54 07 97

Identifikim i personit fizik/juridik
Emri i personit (fizik/juridik):
Emri dhe mbiemri i përfaqësuesit                   të kompanisë (vetëm për persona juridik):
Nënshkrimi (fizik/juridik):
data (fizik/juridik):
vula (vetëm për persona juridik):