08:24 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Doli negativ në testin për Covid-19, Shaqiri mund të luajë ndaj Spanjës

Xherdan Shaqiri ka lënë prapa koronavirusin.

Ditë më parë, ylli i skuadrës së Liverpool, Xherdan Shaqiri, rezultonte pozitiv në testet për Covid-19.

Anëtari i kombëtares së Zvicrës tashmë ka kaluar virusin dhe ka marrë dritën e gjelbër për t’u paraqitur kundër Spanjës, bën të ditur Sport.ch.

Autoritetet spanjolle kanë dhënë dritën e gjelbër për lojtarin që të paraqitet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zvicra dhe Spanja përballen me njëra tjetrën nesër (10 tetor).

Ndeshja do të luhet në Madrid.

Shaqiri pritet të jetë në dispozicion për skuadrën e Petkovic.