14:16 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Donald Trump i quan mediat “Armiq të Njerëzve”

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kritikuar edhe njëherë mediat duke i quajtur si “Armiq të Njerëzve”.

Këto kritika presidenti i ka bërë në një postim të tij në Twitter, transmeton Indeksonline.

“Mediat e lajmeve të pavërteta, armiqtë e vërtet të njerëzve, duhet të ndalojnë armiqësinë e hapur dhe të dukshme dhe të i raportojnë lajmet saktë dhe drejtë” kishte shkruar Trump në postimin e tij.

Ky zemërim i Donald Trump vije pas kritikave që i mori nga CNN rreth reagimit të tij në rastin e bombave dhe tragjedisë së Pittsburgh./Indeksonline/