12:30 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dorëheqja e kryetarëve në veri, Bahtiri se përjashton se mund të ketë telashe!

Kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri është deklaruar lidhur me situatën në veri të vendit pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të komunave veriore. Në 50 vjetorin e demonstratave të 68-ës në Mitrovicë, Bahtiri pati edhe një kërkesë nga ndërkombëtarët.

“Kërkoi që t’u tregohet ndërkombëtarëve se këtu është tokë Dardane, është plisi dem baba dem”, ka thënë Bahtiri.

Tutje Bahtiri ka deklaruar se situata në veri pritet të ketë telashe.

“Unë po ju garantoj që do të jemi të fuqishëm, situata në veri pritet me pas telashe prej sotit por do të jemi të fuqishëm që çdo pjesë ta ruajmë” tha Bahtiri.

Bahtiri poashtu çmoi lartë veprimtarinë e protestuesve të asaj kohe. Sipas të pranishmëve  demonstrata është një kujtim, përpjekje për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar.

Organizmi u bë për të nderuar pjesëmarrësit në kohët e vështirë për t’i treguar brezave të rinj rrugët e vështira që ka kaluar shteti i Kosovës./Indeksonline/