17:57 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

Dortmund nuk humb kohë, gjen zëvendësuesin e Bellingham

Borusia Dormtund ka zyrtarizuar marrëveshjen me Real Madridin për transferimin e Jude Bellingham.

Mesfushori anglez është transferuar te klubi mbretëror për shumën prej 103 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset, shkruan IndeksOnline.

Dormund nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësimin e Bellingham.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, klubi gjerman po avancon në marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Edson Alvarez.

Negociatat do të vazhdojnë këtë javë dhe Alvarez mund të jetë pasardhësi i Bellingham te Dortmundi./IndeksOnline/