20:53 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Dramë” në Kuvendin e Maqedonisë… seancë e nxehtë!

Seanca parlamentare për hapjen e kushtetutës pritet që të fillojë në ora 21:00. Këto janë informatat jozyrtare që siguruam nga terreni.

Në Kuvend vazhdojnë të qëndrojnë krerët e partive politike shqiptare ndërsa kryeministri Zaev e ka lëshuar institucionin ligjvënës për të ardhur përsëri më vonë.

Ai gjatë daljes shprehi optimizëm se do të sigurojë shumicë pre 80 deputetëve për ndryshimin e Kushtetutës.

Zaevi lëshon Kuvendin: Le të organizohen deputetët 

Për më shumë se gjashtë orë vazhdon paqartësia në Kuvend për seancën mbi nismën për ndryshime kushtetuese.

As nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe as deputetët nuk tregojnë saktë nëse seanca do të vazhdojë brenda ditës ose do të shtyhet për javën e ardhshme.

Kryeministri Zoran Zaev disa minuta më herët lëshoi Kuvendin duke thënë që organizimi i seancës i takon ligjvënësit.

Temat: