Drejtësia serbe alla Vuçiq është qesharake
Terroristit Radoiçiqit, që mbahej në strofullin e Vuçiqit, gjyqi i Beogradit ia hapen derën. I thanë: Idi kuči, nemoj da se zajebavaš.
—-
Nga Agim Muhaxheri
Kapos së terroristëve në Banjskë të Zveçanit, mashës së Vuçiqit, Millan Radoiçiqit, ia hapën derën në gjykatën e Beogradit.
Nuk e futën në birucë.
Këtij i thanë: Idi kuči, nemoj da se zajebavaš…
E “stërpikën” me do masa. Ia morën pasaportën duke ia ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës…
I thanë të paraqitet në stacionin policor në datat 1 e 15 të çdo muaji.
Radoiçiqin dhe mbrojtësin e tij, avokatin Goran Petronijeviqin i bënë ‘talim’ duke u endur në prokurori e gjykatë. Petronijeviqin, këtë shovinist, mbrojtësin e kryekriminelit të luftës në Bosnje e Hercegovinë, Radovan Karaxhiq, banorin e burgut të Scheveningenit në Hagë dhe ish- gjykatësin e Gjyqit të Qarkut në Pejë, gjatë viteve 1998/99.
Me kaq mbaroi filmi në Beograd.
Doli në shesh bllofi i Aces (Vuçiqit). Prokurorët e gjykatësit e tij tipit t’ia hapin procedurën penale sa për sye e faqe…, pastaj ta lirojnë.
Kujton Aca se amerikanët, anglezët, gjermanët e të tjerët hanë barë…
Drejtësia serbe është qesharake, karikaturë e kohës.
Serbët e paturpshëm e vrasin edhe drejtësinë e tyre.
Shpata e jonë e drejtësisë herëdokur do ta kap terroristin Radoiçiqin. Sipas Kodit penal të Kosovës, nenit 136, paragrafi 3 – për terrorizëm dhe vepra tjera penale, Radoiçiqin e pret dënimi me burgim të përjetshëm.