15:05 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Drejtori i Barcelonës i bie pishman, merret vesh me Aston Villën, por më pas vendos të qëndroj në “Camp Nou”

Drejtori i Futbollit të Barcelonës, Mateu Alemany, ka vendosur të qëndrojë në klub pas një kthese të shpejtë.

Largimi i ish-futbollistit të Valencias u njoftua 15 ditë më parë dhe u caktua për në 30 qershor, megjithëse ai ishte i angazhuar për të përfunduar nënshkrimet aktuale, shkruan IndeksOnline.

Më pas ai u lidh shumë me një lëvizje në Aston Villa dhe një rritje të konsiderueshme të pagës, madje udhëtoj në Birmingham për të diskutuar tranferimin e tij.

Megjithatë të mërkurën pasdite lajmet treguan, se Alemany kishte zhvilluar bisedime me presidentin Joan Laporta për të mbetur potencialisht në klub në rolin e tij aktual dhe në të njëjtat kushte. /IndeksOnline/