15:24 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drejtori i burgjeve konfirmon ikjen e dy personave nga Burgu i Dubravës

Mëngjesin e sotëm dy persona kanë ikur nga Qendra Korrektuese në Dubravë.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi.

Ai ka treguar  se inicialet e personave janë K.G 1989- 29 vjeç, i dënuar për vjedhje të rëndë dhe SH.N 1956 -62 vjeç nga Maqedonia),  i dënuar për vjedhje të rëndë.

“Ngjarja ka ndodhur sot në orën 9 të mëngjesit. Me të marrë lajmin, policia bashkë me Njësinë Speciale kanë bastisur lokacionin, por që ka qenë e pamundur të gjinden dy të ikurit. Dy oficerë janë ndalur në mbajtje për 48 orë” ka thënë Thaçi./Indeksonline/