Drejtori i Policisë u pa në Presidencë para se të arrestohej Gjuriqi
Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, para arrestimit të Marko Gjuriqit është parë duke hyrë në zyrën e presidentit Thaçi.
Kur Marko Gjuriq kishte hyrë në territorin e Kosovës, mësohet se Ministri i Punëve të Jashtme bashkë me Drejtorin e Policisë së Kosovës janë parë duke hyrë në zyrën e presidentit Thaçi, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
Të kontaktuar nga IndeksOnline, zyra për informim e presidentit Thaçi nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth kësaj ngjarjeje.