14:12 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjuriç: Serbët s’duhet të jenë në FSK, as të jenë armë në duart e kundërshtarëve

I ashtuquajturi Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka folur për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, Hapjen e Urës së Ibrit dhe për hyrjen e Kosovës në Interpool.

Sipas Gjuriç, shqiptarëve nuk mund t’iu besohet pasi që ata nuk e respektojnë as kushtetuan e vet.

Kurse për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Gjuriç e quajti iniciativë të njëanshme dhe shkelje e të drejtave ndërkombëtare.

Shefi i Zyrës, Gjuriç ftoi banorët serb në Kosovë që të mos përfshihen tek Forcat Armatosura të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Serbët nuk duhet të marrin pjesë në një projekt të tillë dhe as të jenë armë në duart e kundërshtarëve të popullit të tyre.”, tha Gjuriç.

Ndërsa sa i përket njoftimit për hapjen e urës së Ibrit me 28 nëntor, Marko e quajti kërcenim ndaj paqes.

Dëshirën e Kosovës për hyrjen në Interpool, e quajti si veprim abuzues për promovimin e tyre në instancat ndërkombëtare dhe se përmes kësaj po dëshirojnë që të i amnistojnë terroristët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Poashtu e quajti se me këtë dëshirojnë të i frikësojnë serbët./Indeksonline/