16:16 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Drejtuesit e Interit vendosin të takohen prap me Tottenhamin, për transferimin e Eriksen

Interi është i gatshëm të transferoj një sulmues të ri, e fokusi i tyre është Christian Eriksen.

Sipas Corriere Dello Sport priten takime të reja me drejtuesit e Tottenham pasi që edhe futbollisti është i vendosur që të largohet nga klubi.

Përpjekje për këtë transferim kishte pasur edhe gjatë të martës mirëpo nuk kishin arritur të dakordohen dy klubet.

Tottenham po kërkon 20 milionë euro për futbollistin ndërsa oferta e Interit është  15 milionë, andaj mbetet të shihet nëse dy klubet do të mund të dakordohen./Indeksonline/.