21:40 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Drejtuesit e Milanit propozojnë rinovimin e kontratës me Donnarumma-n

Kohët e fundit në mediat italiane përflitej se Gianluigi Donnarumma kishte shprehur dëshirën për të rinovuar me skuadrën e Milanit.

Gardiani i kuqezinjëve dëshironte të zgjaste kontratën deri në vitin 2025. Mirëpo sipas asaj që raporton “ La Gazzetta dello Sport” drejtuesit e klubit Lombard nuk kanë ndërmend t’ia zgjasin kontratën  më shumë se një vit.

Për sa i përket përfitimit financiar të 21-vjear, Donnarumma do të paguhet 5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Megjithatë, edhe ky variant i zgjatjes së bashkëpunimit mes palëve duket se nuk do ta lërë të kënaqur portierin e Italisë, i cili mund të zgjedhë të largohet nga “San Siro” në fund të sezonit. Chelsea, Real Madrid, PSG-ja janë klubet më të interesuara për të blerë Donnarumman.