16:59 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Drenica fitoren kundër Llapit ja dedikon kryetarit të komunës së Skenderaj, Bekim Jashari

Klubi i Drenicës sot arriti të shkaktoj befasi duke e mposhtur Llapin me rezultat 0:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Pas ndeshjes, gëzimi i lojtarëve të klubit nga Skenderaj ishte i madh, transmeton Indeksonline.

Ata postuan një fotografi nga zhveshtorja duke treguar se këtë fitore ja dedikojnë kryetarit të komunës së Skenderaj, Bekim Jashari.

Drenica për momentin gjendet në pozitën e 6-të me 8 pikë./Indeksonline/