18:10 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Drenica prezanton trajnerin e ri, nga Shqipëria

Drenica do të drejtohet nga Bledar Devolli në pjesën tjetër të sezonit.

Skuadra nga Skenderaj ka emëruar teknikun gjirokastrit në krye të shtabit teknik pas dorëheqjes së Fadil Ramës.

42 vjeçari do të filloj punën menjëherë te Drenica.

Ky është njoftimi i klubit:

Klubi arrinë marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli!

Skenderaj – 25.10.2020

Sot gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

Trajneri 42 vjeçar, do të prezentohet nesër në ambientet e KF Drenica dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.

Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.

Na prift e mbara!