18:54 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Dreshaj: Jemi me fat që e kemi Haradinajn, por i duhet ta luftojë edhe këtë fenomen

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka thënë se Ramush Haradinaj është kryeministri që po garanton të ardhmen për këtë popull. Deputeti nga Istogu ka thënë se ishte i bindur që vetëm Ramush Haradinaj mund t’i dal zot këtij populli.

Por, biznesmeni i njohur ka thënë për Indeksonline se kryeminsitri me qeverinë e tij duhet ta luftojë më shumë një fenomen që sipas tij është i dëmshëm për shoqërinë.

“Janë bërë 16 muaj të kësaj qeverie. E filluar me dyshime, Haradinaj nga dita në ditë ka dëshmuar se mund t’i dal zot këtij vendi. Ushtria, taksa dhe disa vendime të tjera, nuk do të merreshin edhe për shumë vite nga kryeministra të tjerë.

Por, sygjerimi im është që Qeveria duhet të bëjë luftë të pakompromis ndaj lojërave të fatit.

Jam i bindur se çdo fenomen negativ fillon nga lojërat e fatit të cilat për fat të keq janë në numër të madh në Kosovë. Mendoj se duhet të krijohet një ligj i ngjashëm me atë në Shqipëri, që do të pasonte me eliminimin e lojërave të fatit. Degradimi i rinisë tonë është i lidhur ngusht me këtë fenomen” ka thënë Dreshaj.

Deputeti i AAK-së ka përmendur edhe grevat në arsim dhe shëndetësi të cilat i quan politike.

“Nuk mendoj që mbyllja e institucioneve arsimore e shëndetësore është zgjidhje. Ndoshta dy sektoret mund të kenë disa të drejta, por asesi t’i vihet dryri institucioneve, nxënësit të qëndrojnë në shtëpi, e pacientët të vërdallen në korridore. Mbase grevat mund të kenë karakter politik dhe dikush të qëndrojë prapa tyre. E lus të parin e SBASHK që të ulet e të bisedojë me të gjitha instancat për të gjetur një kompromis. Fëmijët nuk e meritojnë të qëndrojnë në shtëpi” ka thënë Dreshaj./Indeksonline/