19:28 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Dreshaj numëron sukseset e Haradinajt, përmend liberalizimin

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj i ka uruar qytetarët e Kosovës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndër të tjera, deputeti nga Istogu ka përmendur disa nga sukeseset e Qeverisë Haradinaj.

“Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Ky është një hap më afër Evropës, një hap më afër perspektivës për të gjitha shtresat e shoqërisë.

Miratimi i këtij ligji është në interes shtetëror dhe hap rrugën e perspektivës evropiane të shoqërisë kosovare.

Shumë shpejt do të kemi liberalizimin e vizave dhe krahas kësaj jam i bindur se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të ketë luftë të pakompromis ndaj korrupsionit.

Shipitulla, Kosova A, Trepça, Demarkacioni dhe së shpejti liberalizimi janë vetëm disa nga sukseset e qeverisë Haradinaj.

Urime Kosovë” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/

Temat: