19:21 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dreshaj për autostradën më të gjatë: Ramush Haradinaj po ia kthen namin Dukagjinit

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj i ka uruar qytetarët e Dukagjinit për projektimin e ausotradës më të gjatë në Kosovë.

Sipas Dreshajt, ky projekt do të ia kthejë namin Dukagjinit të harruar deri më tani, dhe meritat për këtë i ka Ramush Haradinaj.

“Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, kështu do të duket autostrada më e gjatë në Kosovë.

91 kilometra është autostrada që shpejt do të jetë realitet, për të cilën sot u nënshkrua kontrata projektuese.

Ramush Haradinaj po ia kthen namin Dukagjinit, Ramush Haradinaj po e rikthen në jetë Dukagjinin e bukur, por të harruar” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/

Temat: