17:05 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dreshaj premton votat për buxhet, “hatri” i qytetarëve të Istogut

Gani Dreshaj ka dëshmuar edhe një herë se e vlerëson qytetarin, më shumë se politikën.

i AAK-së, njëherit kryetari i degës së AAK-së në Istog ka kërkuar nga asambleistët e kësaj partie në Istog që të votojnë buxhetin në kuvendin komunal.

Dreshaj ka thënë se këtë e bën vetëm për të mirën e qytetarëve të Istogut.

“Gjithmonë synoj e mendoj vetëm të mirën e qytetarëve.

Andaj, i lus publikisht asambleistët e AAK-së në Istog të kryesuar nga z.Imeraj që të zhbllokojnë ngërçin në Istog dhe të votojnë buxhetin komunal.

Qytetarët janë të shenjt para nesh” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/