16:21 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dreshaj takon konsullen Mimoza Ahmetaj në Francë, jep lajme të mira

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj e ka takuar në Strasburg të Francës, konsullen e përgjithshme në Francë, Mimoza Ahmetaj. Dreshaj e ka përgëzuar Ahmetajn për punën e bërë në diplomacinë kosovare në Francë duke përmendur edhe disa të arritura.

“Ministria e Jashtme e RKS-së në bashkëpunim me Agjencionin e Regjistrit Civil të Kosovës kanë funksionalizuar shërbimet konsullore në Ambasadën e Kosovës në Paris dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg.

Shtetasit tanë që jetojnë në Francë, tash e tutje kanë mundësinë që të gjitha faktet e gjendjes civile (lindja, martesa dhe vdekja) ti regjistrojnë në këto dy misione tona dhe gjithashtu të pajisen njëkohësisht me letërnjoftim dhe pasaportë.

Kjo është një punë suksesi që konsullja Ahmetaj dhe ambasada në Francë po bën për qytetarët tanë” ka thënë Dreshaj./Indeksonline/