15:09 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Drita barazon, Vëllaznimi fiton (Foto)

Skuadra e Dritës ka barazuar 1 me 1 me Trepca ‘89 në xhiron e 22’të të Vala Superligës së Kosovës.

Golin për ekipin gjilanas e shënoi Krasniqi, kurse për ekipin mitrovicas e shënoi Manaj.

Me këtë barazim Drita mbetët katër pikë larg liderit, Prishtina (42 pikë) me 38 pikë, kurse Trepça ’89 në pozitën e shtatë me 34 pikë.

Fitore të rëndësishme arriti Vëllaznimi, i cili mposhti 2 me 0 Flamurtarin.

Dy golat në këtë takim i shënuan: Dushi dhe Krasniqi.

Me fitore Vëllaznimi mbetet në pozitën e 9’të me 30 pikë, kurse Flamurtari në të 10’ën me 14 pikë./IndeksOnline/