15:20 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Drita e mposht Feronikelin ’74, Ramadani e nis me fitore

Zekrija Ramadani e ka nisur me fitore aventurën te Drita.

“Intelektualët” fituan si nikoqire e Feronikelit ’74, me rezultat 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të, shkruan IndeksOnline.

Blerim Krasniqi i dha epërsinë Dritës në minutën e 32-të, kurse dy minuta më vonë, Blend Baftiu dyfshoi rezultatin.

Me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë.

Feronikeli tentoi të rikthehet në lojë me golin e Razack, në minutën e 74-të.

Fitoren bardhekaltërve ja siguroi Albin Prapashtica, i cili shënoi për rezultatin 3-1 në minutën 90+5.

Drita mbetet në vendin e dytë të tabelës me 28-të pikë, ndërsa Feronikeli ’74 ka 15 pikë dhe renditet në vendin e tetë në tabelë./IndeksOnline/