75 Mall Live Search
16:43 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Drita – Feronikeli, kryendeshja e javës së 16-të drejtohet nga këta gjyqtarë

Këtë fundjavë kthehet futbolli, pas pushimit të kampionateve për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

E bashkë me të kthehet edhe futbolli i Superligës së Kosovës, ku do të zhvillohen disa ndeshje interesante.

Padyshim, ndeshja kryesore e kësaj fundjave do të zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Feronikelit, transmeton IndeksOnline.

Image result for drita feronikeli

Kampioni do ta presë ish-kampionin në Stadiumin e Qytetit në Gjilan për një përballje tejet interesante.

Feronikeli është në formë të mirë këtë sezon, teksa renditet në vendin e dytë, ndërsa Drita është në formë më të zbehtë.

Ndeshjen në fjalë do ta drejtojë gjyqtari më i mirë në kampionatin kosovar, Genc Nuza me ndihmësit e tij, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati, Vehbi Brahimi dhe Rasim Gimolli./IndeksOnline/