15:42 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Drita fiton në ‘frymën e fundit’, Ferizaj merr tri pikë të arta

U luajtën këtë të premte tri ndeshjet e para të javës së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës, ku u shënuan 2 fitore të ekipeve pritëse dhe një barazim.

Drita e Gjilanit arriti të triumfonte “in extremis” në fushën e saj ndaj Drenicës me rezultatin 2-0, ku të dy golat u shënuan në limitet e kohës së rregullt dhe shtesës.

Nëabueze realizoi në të 90-ën, atëherë kur skuadra nga Skënderaj u duk se do t’ia dilte mbanë për ta ruajtur të paprekur rrjetën, ndërsa në minutën katërt shtesë, Xhevdet Shabani shënoi edhe të dytin për “Intelektualët”, atë që vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.

Fitore shumë e rëndësishme e Ferizajt nga Ballkanit, me gol të Shalës, 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Skuadra nga Suhareka ndali serinë fitoreve radhazi dhe duhet të vazhdojë të mendojë për mbijetesën.

Pikë e rëndësishme e Gjilanit në fushën e Lirisë së Prizrenit, që edhe pse kaloi e para ne epërsi, me gol të Memajt në minutën e 29-të, nuk arriti të administronte si duhet lojën, duke u ndëshkuar nga Razak në minutën e 75-të. Përfundimisht 1-1 në Prizren, me Lirinë që parakalohet nga Ferizaj në renditje.

Sot:

Drita – Drenica 2-0

Ferizaj – KF Ballkani 1-0

Liria – Gjilani 1-1

E shtunë, ora 13:30

Kek-U – KF Feronikeli

KF Llapi – Prishtina

Flamurtari – Trepca 89 (Ora 17:00)

TABELA: