75 Mall Live Search
08:36 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Drita – Liria, kryendeshja e ditës së sotme në Superligën e Kosovës

Dje u zhvilluan tri ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Lideri, Feronikeli vazhdoi me fitore, Prishtina gjithashtu arkëtoi tre pikë, ndërsa Flamurtari mposhti KEK-un.

Edhe sot, të dielën, do të zhvillohen tri ndeshje interesante në kampionatin kosovar të futbollit, transmeton IndeksOnline.

No automatic alt text available.

Dueli më interesant do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Lirisë së Prizrenit.

Pas 13 javësh, Drita është ngritur në vendin e katërt me Shpëtim Duron, ndërsa Liria është në formë katastrofale, ku renditet në vendin e parafundit.

Ndeshja tjera që do të zhvillohen sot janë, Trepça’89 – Gjilani dhe Ferizaj – Llapi./IndeksOnline/