14:58 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Drita mposht Drenicën, Ferizaji dhe Dukagjini ndahen baraz

Kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së 18-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Drenica ka fituar në udhëtim te skuadra e Drenicës me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Marko Simonovski ka shënuar dy gola për skuadrën nga Gjilani në minutat 42 dhe 69-të, golin e tretë e ka shënuar Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 79-të.

Krasniqi shënoi edhe një gol tjetër, por kësaj radhe në portën e gabuar ku Drenica ngushtoi rezultatin në minutën e 85-të.

Ndeshja tjetër mes Ferizajit dhe Dukagjinit ka përfunduar me barazim pa gola 0-0./IndeksOnline/