17:59 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Drita ndal Prishtinën, Feronikelit i buzëqeshë titulli

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës. Prishtina është ndalur me barazim 1-1 nga Drita në Gjilan, ndërsa Feronikeli ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Drenicës.

Golin e vetëm dhe mjaft të rëndësishëm për Feronikelin e shënoi Fazliu.

Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës pati punë më të vështirë në përballjen me kampionët në fuqi, Dritën, ku luajtën si mysafirë.

Skuadra ‘bardh e kaltër’ dominoi takimin që nga minuta e parë e takimit, por për fatin e keq të tyre, ishin ata që të parët pësuan gol.

Një gabim në mbrojtjen kryeqytetase solli deri tek akordimi i një penalltie, të cilën për mrekulli e konkretizoi Gërbeshi, në minutën e 7’.

Në pjesën e dytë, pas shumë tentimeve, Prishtina arriti që të gjente golin e barazimit me anë të Mankenda, i cili realizoi kur po luhej minuta e 56’.

Mysafirët nuk ndalën së kërkuari golin e fitores, por fati nuk ishte me ta. Ishte Khalid ai që goditi mirë me kokë, por shtylla ia mohoi golin.

Me barazimin e Prishtinës dhe fitoren e Feronikelit, janë këta të fundit që shkëputën me dy pikë në krye të tabelës. /IndeksOnline/