14:22 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Drita në epërsi ndaj Flamurtarit, paqe në Prizren

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Flamurtari është nikoqir i kampionit aktual, Dritës në kryeqytet.

Dhe pas 45 minutash, të besuarit e Shpëtim Duros janë në epërsi prej një goli, të shënuar nga Krasniqi në minutën e 25-të, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, në Prizren, janë duke u përballur Liria dhe Ferizaj.

Pas 45 minutash lojë, portierët kanë qenë protagonistët kryesor duke mos lejuar të shënohet asnjë gol.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në Prishtinë e Prizren në pjesën e dytë./IndeksOnline/